Lobimi rus i PD, Manja: Basha 6 vepra penale, të veprojë ligji se vete nuk shkon ne prokurori

Partia Socialiste i është rikthyer sërish financimit të PD-së nga kompani ruse, duke llogaritur 6 vepra penale që sipas tyre ka konsumuar Lulzim Basha dhe vitet e burgut që ai rrezikon.

Partia Socialiste thotë se Lulzim Basha ka konsumuar 6 vepra penale me lobimin e tij me financime ruse, duke llogaritur edhe sa vite burg rrezikon lideri i opozitës. Deputeti Ulsi Manja tha se Basha vetë nuk ka ndërmend të japë llogari, ndaj kërkoi që prokuroria të veprojë.

Partia Socialiste e ka vendosur çështjen e financimeve ruse në thelb të diskutimeve të saj dhe lidhja e pretenduar e PD-së me rusët është dhe argumenti i dhjetëra këshilltarëve që anembanë vendit që braktisin partitë opozitare për t’ju bashkuar partisë qeverisëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?