Lobimi rus, Panariti: Akuzat e PS-së janë për konsum

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, i konsideron qesharake akuzat e Partisë Socialiste ndaj PD-së për lidhje me rusët.

”Unë e shikoj si një luftë politike për situata të përsëritura. Ka shumë precedente të ngjashme. Sa herë nxehen situata të caktuara siç është trafiku i drogës, kërkohet një exit, të krijohet një pol i nxehtë. Unë në këtë pikëpamje e shikon këtë ndikim të faktuar sipas Partisë Socialiste të Rusisë në çështjet e lobimit. Unë e konsideroj si diçka shumë qesharake dhe nuk mendoj se jemi në situata të tilla”,-tha Panariti.

Mesazhi i tij është që të jetë prokuroria që të merret me këtë çështje. ”T’ia lëmë prokurorisë, le t’ia lëmë z.Basha, i cili jo vetëm bëri një sqarim në media, por për çështjen e financave të partisë së tij në raport me grupet lobuese, ka institucione të tjera që merren në mënyrë më konkrete, siç është prokuroria”,-tha Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?