Logu nxjerr emrat: Individë kriminalë dhe drejtues të lartë në PS kanë shpërndarë para për zgjedhje

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Marash Logu ka renditur kallëzimet që ka bërë PD-ja më herët në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Logu tha se PD-ja kundërshton vendimin e KQZ për rezultatet zgjedhore në qarkun Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkon pavlefshmëri të tyre. Logu tha se drejtues të lartë politik të PS me individë me rekorde të tmerrshme kriminale kanë shpërndarë para në mënyrë masive për blerjen e votave.

“PD-ja ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirëfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS-së kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota. Aleksandër Lipivjani është i punësuar në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD-ja ka kallëzuar Tom Doshin. Po ashtu në ankimim ne kemi parashtruar të gjitha veprat penale që kanë qenë të përfshirë Filip dhe Nik Gjeloshi, që ishin të angazhuar në blerje votash për Tom Doshin.

Në 7 prill, kallëzim në SPAK për Arben Ahmetaj, ministër e kandidat, Ervin Bushati drejtues politik i PS-së, dhe Sadri Abazi, drejtor i tatim taksave vendore në bashki Mariglen Qato, drejtor, Artan Ligori , Arlind Hoxha specialist, Erjon Selmanaj, jane kallëzuar për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhje kanosje të votuesve e marrje e dokumenteve të identifikimit. Kanë intimiduar për të ndaluar aktivitetet e PD në njësitë 4 dhe 8 duke i kërcënuar me largime nga puna apo gjoba ndaj bizneseve të tyre.

Kanë shërndarë kupona për pajisje me karta id e pasaporta, certifikata pronësie, leje legalizimi në favor të PS. Më 12 prill, kallëzim në SPAK për Belinda Balluku, Laureta Omeri, për shpërdorim detyre e korrupsion aktiv e përdorimi i pozicionit publik, e gjitha e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Balluku siguronte qytetareve të Kombinatit leje legailzimi në këmbim të votave për PS.

Një nga rastet më flagrante: siguruam një pajisje telefonike ku është vërtetuar që ishte një grup në Whatsapp e drejtuar nga Lauera Omeri e anëtarë të Kadastrës që pasi merrnin info për qytetarë te Kombinatit që kishin nevojë për legalzimi me urdhër dërgohehsin grupet e matjes e siguronin lejet e legalizimit. Të paktën 150 raste të shpërndarjes së lejeve të legalizimit në këmbim të votës”,-tha Logu.

SHKARKO APP