“Loja taktike e e PS për mbajtur opozitën larg zgjedhjeve”
Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se lëvizjet e fundit të qeverisë për teatrin dhe tensionimin e situatës politike kanë synim mbajtjen larg zgjedhjeve të opozitës.
Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se “tensionimi i situatës politike, shembja e Teatrit, debati i stisur për reformën zgjedhore, patatja e nxehtë reformës në drejtësi etj, janë lojëra taktike të qeverisë për të mbajtur sa më larg të jetë e mundur opozitën nga përgatitja për zgjedhje”.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
“Kanë filluar lëvizjet taktike parazgjedhore. Tensionimi i situatës politike, shëmbja e Teatrit, debati i stisur për reformën zgjedhore, patatja e nxehtë reformës në drejtësi etj, janë lojra taktike të qeverisë për të mbajtur sa më larg të jetë e mundur opozitën nga përgatitja për zgjedhje.
Lojëra me dëm ndaj publikut, për fat të keq, por ashtu janë. Shpresa e vetme e sundimtarit është tek shmangia e opozitës nga zgjedhje dhe mundësisht përçarja e saj.
A po bie opozita në këtë grackë?! Vendi, para së gjithash, ka nevojë për Pluralizëm, Rotacion e Demokraci. Është radha e opozitës të tregojë se është gati… Më në fund, kush i kërkoi ndihmë për sistemin zgjedhor ambasadores së Amerikës?!
Nuk besoj të ketë qenë një ofertë e pakërkuar… “.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/692412058182031/