Lorenc Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë euro për Shkodrën
Analisti Lorenc Vangjeli tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, premton që të fitojë me një ofertë prej 50 milionë eurosh që do të zbatohen në projekte. Por analisti Enton Abilekaj tha se kjo ofertë është fyerje për Shkodrën, sepse, pasi e gjunjëzuar Shkodrën, qeveria kërkon ta blejë.
Biseda në studio
Vangjeli: Mentaliteti i bastionit, i votës së palëvizshme, është mentalitet i viteve ’90, që duhet përmbysur. Sot është gara më interesante për Shkodrën, sepse në vitin 2015 ka patur një mobilizim të të majtës, kur Rama me Metën donin me çdo kusht ta merrnin, por nuk arritën.
Sot, Rama, i vetmuar, po i qaset Shkodrës me një mënyrë tjetër, i kompleksuar që partia e tij ka 30 vjet që nuk e merr. Po afrohet pa zhurmë, pa bujë. Ka çuar si të deleguar atë që e quajnë në Tiranë “mëkëmbëse”, Elisa Spiropalin, kanë një pune kapilare me një kandidat që vjen nga e djathta dhe mbi të gjitha që është konsideruar administrator i zoti. Oferta e fundit e Ramës është gjithashtu cinike. Ai do të firmoste në tavolinë, përveç Tiranës, humbjen në çdo bashki, me kusht që të merrte Shkodrën. Kanë filluar të rrëfejnë tani që z. Beci po mbërrin në Shkodër me një ofertë prej 50 milionë eurosh, me projekte që do t’i financojë qeveria.
KOHA JONË SONDAZH

