Lorenc Vangjeli: Ja elementët e gabuar në dosjen e Veliajt
Analisti Lorenc Vangjeli ka shprehur rezerva të forta rreth dosjes që lidhet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Vangjelit, disa elementë të kësaj çështjeje nuk janë të bindshëm dhe përmbajnë gabime të dukshme.
Një nga pikat kryesore që ai ngriti është “grisja e kontratës” që Veliaj ka me qytetarët e Tiranës, duke iu referuar humbjes së besimit të 250 mijë votuesve që e kanë mbështetur.
Gjithashtu, Vangjeli theksoi se ka detaje në dosje që nuk qëndrojnë logjikisht, siç është prania e lodrave të fëmijëve në shtëpinë e tij në Qerret, një element që sipas tij nuk ka peshë në këtë histori.
Një tjetër pikë e kontestuar nga analisti është pretendimi mbi një dënim të mundshëm të Veliajt. Ai e cilësoi si një “gafë trashanike” faktin që kjo akuzë u përhap pa qenë e saktë, pasi rezultoi se Veliaj nuk ishte i dënuar.
Së fundmi, Vangjeli foli edhe për një mundësitë e konfliktit të interesit mes Veliajt dhe prokurorit që po merret me çështjen e tij, duke nënvizuar se ky element duhet të merret parasysh.
Sipas analistit, për aq kohë sa ka dyshime të forta mbi këtë çështje, nuk ka arsye që Veliaj të mbahet brenda.
KOHA JONË SONDAZH

