LSI: 500 komisionerë të PS-së erdhën nga Greqia, por nuk u karantinuan

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të rezultatit në Bashkinë Dropull e për rrjedhojë në të gjithë Qarkun Gjirokastër. Në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, tha se 500 komisionerë të PS-së erdhën nga Greqia, por nuk u karantinuan.

Kaziaj ftoi KAS-in të merrte në shqyrtim kërkesën e LSI-së për marrjen e informacionit për personat që kanë hyrë nga sistemi TIMS.

”Kërkojmë shpalljen e pavlefshme të rezultatit në Bashkinë Dropull e për rrjedhojë në të gjithë Qarkun Gjirokastër. Kemi të bëjmë me shkelje të lirive sa i takon të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Kjo shkelje ka ardhur nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që vendosi karantinën e detyrueshme 14-ditore.

Pa u futur në Fletoren Zyrtare, janë marrë masa që të mos lejohen qytetarët të vijnë në Shqipëri. Ndërkohë që shumë qytetarë të tjerë, të paktën 500, hynë nga pikat e kalimit kufitar të jugut dhe nuk u karantinuan sipas urdhrit.

Këta kanë qenë komisionerë të PS-së. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, i cili ka ndikuar në nxjerrjen e këtij urdhri të jashtëligjshëm”, tha Altin Kaziaj.

SHKARKO APP