LSI: Acarimi i panevojshëm, PD: Po synojnë të zvarrisin ligjin

“Nuk ka asnjë kthim pas për procesin e dekriminalizimit” deklaron kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Vasili tha se konfliktualiteti është tërësisht i panevojshëm pasi ajo çka është arritur deri tani është shumë dhe ajo që ka mbetur është më e pakët.

Petrit Vasili: ”Kam bindjen se do shkojmë drejt një konsensusi të ri pasi acarimi është i panevojshëm. Ajo që kemi arritur pë të gjetur konsensus është më e pakët nga ajo që kemi arritur me ligjin e dekriminalizimit. Është ushtrim më i lehtë nga ai që na shoqëroi” tha Vasili duke e mbyllur me deklaratën se “Jam opmisit se konsensusi do të arrihet“

Swiss Digital Desktop Reklama

Formularët e vetëdeklarimit prishën konsensusin për miratimin e akteve nën ligjore për ligjin e dekriminalizimit në Këshillin e mandateve dhe Imunitetit.  Pas mbledhjes që zgjati për gati 4 orë mbrëmjen e 2 marsit, socialisti Taulant Balla tha se propozimet e Partisë Demokratike tejkalojnë ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Bylykbashi i PD-se në një prononcim për median deklaron se PS po përpiqet të prishë konsensusin e arritur më 17 dhjetor 2015.

Oerd Bylykbashi: Konsesusi u arrit që në dhjetor. Ajo që po ndodh deri mbrëmë dhe që vazhdon, është që mazhoranca po përpiqet që konsensusi i 17 dhjetorit të prishet. Është detyrim i Parlamentit të miratojë pikë për pikë atë që kërkon ligji. Formulari i deklarimit të Partisë Demokratike i jep mundësinë ligjit të dekriminalizimit të zbatohet plotësisht. Ajo që kërkon Partia Socialiste me formularin e saj, synon të cungojë thelbësisht mundësinë e prokurorisë që të kërkojnë çdo të dhënë të personave që kanë rekorde kriminale. Qëllimi është vetëm një: që kriminelët të shpëtojnë. Ne nuk pranojmë që nëpërmjet një formulari që propozon Partia Socialiste, kriminelët të mbeten në Parlament dhe në administratë.

E vetmja alternativë është formulari i FBI-së. Formulari është instrumenti që mbledh të dhëna, dhe jo për zbatimin e ligjit. Formulari është kushti dhe jo instrument për të shmangur zbatimin e ligjit. Mbeten edhe pak hapësirë për të parë nëse mazhoranca do të tërhiqet.

Mos harroni që dje qe një tentativë e turpshme për ta quajtur ligjin antikushtetues nga stafi i Kuvendit, tentativë e pastër për të vonuar zbatimin e ligjit.

Nëse ne nuk i japim zgjidhje fenomenit që deputeti Prenga ilustron, pra duke pranuar Parlamenti amendamentin e PD-së dhe kjo kategori e rrezikshme të largohet nga Kuvendi nëpërmjet ligjit të dekriminalizimit.
Çdo lloj tentativë tjetër është zvarritje. Nëse vazhdohet me atë që u bë dje sigurisht që nuk do të kemi asnjë lloj zgjidhje. Ajo që ndodhi dje ishte vetëm tentativë për zvarritje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?