LSI apel të rinjve: Votoni sot, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u bëri sot thirrje gjithë të rinjve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi kjo votë do të shërbejë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë nesër.
“Ne votuam dhe duam të inkurajojmë të gjithë të rinjte shqiptarë që të shkojnë për të votuar, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri i tyre. Me votën tuaj siguroni më shumë mundësi për të rinjtë, me votën tuaj do të ndërtoni një të ardhme më të mirë nesër. Nëse kërkoni më shumë shërbim dhe punësim votoni sot. Kjo është e vetmja mënyrë për të kërkuar më shumë dhe gjithashtu për të kërkuar llogari nga të zgjedhurit tanë nesër”, tha Mehmetaj përmes një deklarate për shtyp nga selia e LSI-së.
Sipas saj “është e rëndësishme që çdo qytetar të gjejë qendrën e tij të votimit dhe të llogarisë kohën se kur do të shkojë për të votuar”. “Aktualisht nëpër qendrat e votimit nuk ka radhë ndaj dhe ne ftojmë të gjtihë të rinjtë që të shkojnë të votojnë për të evituar radhët e gjata më vonë. Është e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë që në fund të ditës së sotme të gjithë të kenë shkuar për të votuar”, shtoi ajo.
KOHA JONË SONDAZH

