LSI Berat/Blenard Nonaj: LSI në lartësinë e duhur, për ndryshimin e shumëpritur të 25 prillit

Mjeku i njohur, Blenard Nonaj do të jetë kandidatura risi e LSI-së në qarkun Berat dhe rrethin e Skraparit. Këtë të premte, në selinë e degës së LSI Berat, është zhvilluar një takim me strukturat, ku u ra dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid. ”Dëshira për ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë pergjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill”,-shkruan Nonaj në facebook.

Postimi i plotë

Sot në qytetin e Beratit, së bashku me kandidatët e listës së LSI-së për Qarkun Berat, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj. Zhvilluam takim me strukturat e LSI-së së këtij qyteti, duke rënë dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid.

Dëshira për ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë pergjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill.

Nuk do të ndalemi në asnjë moment në komunikimet dhe takimet tona intensive me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë në 25 Prill.

SHKARKO APP