LSI denoncon skandalin e krimit zgjedhor, Braimllari flet me emra: Ja si banda e Niko Peleshit po vjedh votat në Korçë
LSI denoncon skandalin e krimit zgjedhor, Braimllari flet me emra: Ja si banda e Niko Peleshit po vjedh votat në Korçë.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari
Jemi në këtë komunikim me median për të bërë publike për të disatën herë përdorimin e administratës, të Ministrisë së Mbrotjes në funksion personal të Niko Peleshit në Korçë.
Niko Peleshi i kapur në panik nga humbja e thellë më 25 prill po përdor drejtorë të instuticionve publike, drejtorë shkollash, mësues, drejtues të qendrave shëndetësore në funksionin e tij personal.
Të kapur në panik dhe në ankth nga mbështetja e jashtëzakonshme që LSI po merr në Korçë nga socialistët, nga të rinjtë dhe të rejat energjike të Korçës, nga qytetarët e ndershëm që më 25 prill kërkojnë shanse dhe mundësi të barabarta, mundësi punësimi dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Niko Peleshi, ka urdhëruar hajdutët e tij të institucioneve publike të shkojnë shtëpi më shtëpi me para, duke ofruar leje legalizimi, kontrata pune fiktive, ndihmë sociale selektive dhe partiake dhe mbështetjen e institucioneve në kundërshtim me ligjin.
Kam një mesazh shumë të qartë për hajdutët e Niko Peleshit,
do me kenë ballë për ballë me 25 prill por dhe pas 25 prillit për të bërë transparencë në opinion publik por dhe për të vënë drejtësi në vend.
1. Petrika TollkuçI, drejtori i FSDKSH, peshkaqeni i farmacistëve në Korçë, që shfrytëzon restorantin e tij ‘Rosica’ për pastrim parash dhe për blerje votash.
2. Ilir Bajlozi, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Po shfrytëzon pozicionin e tij publik në funksion të Niko Peleshit.
Nuk munden, të rinjtë dhe të rejat korçare të punojnë
për larë paratë dhe borxhet e kumarit të Ilir Bajlozit.
3. Artur Qeramixhiu drejtor i OSHEE në Korçë.
Përdor pozicionin e tij publik në funksion të fushatës, duke urdhëruar elektricistët të votojne rilindjen me lista por dhe të bëjnë lidhje selektive të energjisë në Korçë në kundërshtim me ligjin.
SPAK, duhet ta marrë nën hetim për korrupsion dhe shfrytëzimin e pozicioneve publike.
Ndaj, 25 prilli është shumë i rëndësishëm për t’u ndarë një herë e përgjithmonë nga këto drejtues të rilindjes hajdutë, batakçi, kumarxhi dhe përdorues droge që në këto vite jane pasuruar ne kurriz te qytetareve te Korçes.
25 prilli eshte dita e te rinjve dhe te rejave, e socialisteve te ndeshem, e nenes Korcare qe do qe femijet e tyre te rriten dhe te edukohen ne vend, me mundesi punesimi dhe shanse te barabarta.