LSI denoncon skandalin në Portin e Durrësit, Shaqiri: Në port po shkelen ligjet ndërkombëtare

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Bahri Shaqiri denoncon skandalin që po konsumohet në Portin e Durrësit.

“Skandal në Portin e Durrësit!

Porti i Durrësit i cili është porti më i madh i vendit shquhet gjatë viteve të fundit si porti që shkel ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare (të vendosura nga IMO).

E gjitha kjo nën hundën e Drejtorisë së Përgjithshme Detare e cila ka funksion kontrollues por që nuk është në gjendje ta kryej atë. Autoriteti Portual, a është në gjendje të vetëmenaxhohet?

Porti i Durrësit nën vete ka katër tubacione shkarkimi të ujërave të zeza, pranë terminalit të trageteve dhe në afërsi të Portit të Ri të Peshkimit është një tjetër shkarkues.

Sikur të mos mjaftonte derdhja e naftës, bojërave, vajrave dhe inertet, këtij porti i shtohen edhe ujërat e zeza. Duke bërë që porti të shkelë 7 anekset e IMO-s për mjedisin.

Ujërat e zeza të anijeve derdhen në det normalisht e së bashku me to dhe ushqimet. Ndërsa anijet e naftës derdhin në ujwrat tona një lloj tjetër uji në të cilat ato mbartin me vete për bilancë. Si për shembull anijet e huaja që vijnë nga lindja të cilat derdhin në ujërat tona një lloj alge që dëmton koralet dhe disa lloje peshqish. Pse hesht Kapiteneria e Përgjithshme? Po DPD?  Po APD?

Porti i Durrësit është shndërruar në vatër shkeljesh ligjore, dhe ndotje të mjedisit duke rrezikuar shëndetin e popullatës si edhe florën dhe faunën detare.

Më 25 prill do pastrojmë Portin, Durrësin dhe mbarë Shqipërinë nga shkelësit dhe ndotja”, deklaroi Bahri Shaqiri, përfaqësuesi i LSI Durrës.

SHKARKO APP