LSI denoncon skemën, Kuçi: Ja si u pastruan paratë nga ndërtimi dhe se si mafia siguronte vota për politikanët e betonit

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, denoncon skemën se si u pastruan paratë nga ndërtimi dhe se si mafia siguronte vota për politikanët e betonit.

“Si u pastruan paratë nga ndërtimi dhe se si mafia siguronte vota për politikanët e betonit.

Lexojeni këtë shkrim. E njëjta skemë është përdorur edhe në Durrës nga sekti i betonit dhe korrupsionit.👇

“Bumi i ndërtimit çoi në shkatërrimin e brezit të gjelbër, shkatërrimin e arkitekturës që u bë për hir të blloqeve të pallateve pa plan, dhe të ndërtuara me forcë nga klanet mafioze pavarësisht protestave të komunitetit.

Bandat mafioze ishin në gjendje të përfitonin kontratat publike në veçanti ato që kishin lidhje me betonin, mirëmbajtjen ose ndërtimin e rrugëve dhe me pastrimin e qytetit.

“Politikanët na trokisnin gjithmonë në derë sepse ata e dinin që ne kemi shumë shumë vota.

Për të bërë një llogari, ka midis 1500-2000 “burra të fjalës” dhe secili prej tyre ka përfshirë të afërmit dhe miqtë mund të orientojë deri në 50 vota. Shumëzoini dhe do keni një paketë prej 75 mijë deri në 100 mijë vota që i jepen “kandidatëve dashamirës” me ne. Kaq e thjeshtë është”.

Më 25 prill sektit të betonit dhe votave të blera do u vijë fundi.

Fitorja e madhe do nisë në Durrës”, shprehet në rrjetet sociale kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi.

https://www.facebook.com/LSIDURRESI/posts/1052579931849989

SHKARKO APP