LSI dorëzon në KQZ emrat për anëtarët e KZAZ-ve. Braimllari: Në 25 prill Shqipëria do votojë kundër të keqes

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dorëzuar KQZ listën e anëtarëve të KZAZ për zgjedhjet e 25 prillit. Lista me anëtarët u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endri Braimallari. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se 25 prilli është një ditë e rëndësishme, pasi Shqipëria do të votojë kundër keqqeverisjes.

LSI-ja si një forcë përgjegjëse, serioze, e mirë organizuar i ka dorëzuar 4 ditë më para se të përfundojë ky afat. Kjo tregon edhe njëherë se jemi një forcë politike e organizuar dhe serioze, kjo tregon edhe njëherë se zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Janë zgjedhje ku njëherë e përgjithmonë Shqipëria do të votojë kundër keqqeverisjes. Do të votojë kundër kësaj keqqeverisjeje që ka marrë peng vendin. Do votojë kundër Rilindjes që ka marrë peng vendin, që largoi të rinj e të reja nga vendi, kundër Rilindjes që e varfëroi në ekstrem Shqipërinë. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet për të pasur një mundësi më shumë, një shpresë më të madhe për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Zgjedhjet e 25 prillit janë beteja jonë historike për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, për të hapur vende të reja pune dhe për të kthyer shpresën tek të rinjtë. Duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga një politike e vjetër klienteliste, e cila nuk mendon për hallet e qytetarëve, e cila nuk mendon për të hapur vende të reja pune, por mendon si të mbushin xhepat e tyre personal dhe ky është shembulli më i keq që rilindja sot ka sjellë në Shqipëri”, u shpreh Braimllari.

SHKARKO APP