LSI Durrës denoncon skandalin: Po shembet shkolla e pa dëmtuar nga tërmeti, për të ngritur pallate

Zv/Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për degën Durrës, Bujar Dhima, ka denoncuar atë që e ka cilësuar si aferë ndërtimi. Sipas tij, shkollës ”Naim Frashëri” iu veshën dëmtime “e padukshme” nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

”Godina e gjimnazit funksionoi normalisht edhe 4 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në mars 2020, kur Ministria e Arsimit vendosi mbylljen e mësimit normal për shkak të pandemisë Covid-19. Nga muaji dhjetor 2019 deri në Mars 2020, shkolla “Naim Frashëri” ka pritur, pa problem, qindra nxënës, si edhe stafin pedagogjik”,-shkruan Dhima në facebook.

Për më tepër, ai nënvizon se godina është vendosur për prishje edhe pse pa dëmtime, ndërkohë që godina të tjera të dëmtuara rëndë nuk marrë asnjë vëmendje apo zgjidhje. ”Pjesa më e madhe e banorëve përreth shkollës vazhdojnë të ngrenë dyshimin se godina do të prishet për t’i hapur rrugë ndërtimeve private, pallate ose qendra tregtare”,-thekson më tej ai.

Postimi i plotë

Skandal me rindërtimin e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës. Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit, shkelën kuadrin ligjor gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve. Sipas audituesve të KLSH-së, Bashkia e Durrësit inicioi kërkesa për akt-ekspertime të thelluara për 11 objektet arsimore, ndonëse ekspertizat paraprake i kishin vlerësuar ato si të pacenuara dhe të banueshme.

Shkolla “Naim Frashëri” ështē një aferë ndërtimi. Dëmtimet “e padukshme” shembin gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës. Godina e gjimnazit funksionoi normalisht edhe 4 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në Mars 2020, kur Ministria e Arsimit vendosi mbylljen e mësimit normal për shkak të pandemisë Covid-19. Nga muaji Dhjetor 2019 deri në Mars 2020, shkolla “Naim Frashëri” ka pritur, pa problem, qindra nxënës, si edhe stafin pedagogjik.

Godina është vendosur për prishje edhe pse pa dëmtime ndërkohë që godina të tjera të dëmtuara rëndë nuk marrë asnjë vëmendje apo zgjidhje. Pjesa më e madhe e banorëve përreth shkollës vazhdojnë të ngrenë dyshimin se godina do të prishet për t’i hapur rrugë ndërtimeve private, pallate ose qendra tregtare.

Pra për një aferë korruptive ndërtimi. Shkolla “Naim Frashëri” gjendet në një zonë të lakmuar të qytetit të Durrësit dhe biznesi i ndërtimit ka pasur shpesh interes për të investuar aty. Vendimi për rrëzimin e shkollës “Naim Frashëri” duket se hap rrugën për kullat private, siç mendojnë një pjesë e banorëve, por edhe disa prindër të nxënësve që mësojnë në këtë shkollë. Tragjedia e 26 nëntorit 2019 në vend që tē ishte një reflektim dhe alarm përgjegjshmërie për qeverinë u përdor si mundësi e artë për abuzim dhe korrupsion. Më 25 prill të gjithë së bashku ta largojmë këtë qeveri korrupsioni dhe aferash në dëm të banorëve të Durrësit.

SHKARKO APP