LSI Durrës denoncon skandalin, Zaho: OSHEE po vonon pagesën e pagave të punonjësve
Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, ekonomisti Vasil Zaho ka denoncuar atë që e quan skandal me FSHU (ish-OSHEE), ku thotë se po vonon pagën e punonjësve, dhe sipas tij, i gjithë aparati shtetëror në funksion të fushatës duke u marrë para nga paga punonjësve të thjeshtë.
”FSHU (ish OSHEE) po vonon pagesën e pagave të punonjësve. Ato që ka paguar herën e fundit, u kanë mbajtur nga 12,000 lekë të reja për fushatë. Ky është skandal.
I gjithë aparati shtetëror në funksion të fushatës duke u marrë para nga paga punonjësve të thjeshtë.
Mos e lini “Rilindjen” t’ju zhvasë dhe turpërojë. Por ta largojmë përgjithmonë më 25 prill”,-shkruan në facebook Zaho.