LSI Durrës/Dhima: Rama batuta dhe propagandë me fatkeqësinë. 8000 banorë ende në çadra
Zv/kryetar i LSI-së Durrës, Bujar Dhima thotë se kryeministri Edi Rama, bën vetëm batuta dhe propagandë me fatkeqësinë e Durrësit. Sipas tij, askush nuk guxon që të flasë se përse në një vit në Durrës ka zero pallate të ndërtuara dhe zero punë të nisur në lagjen e re të premtuar nga qeveria në Spitallë. ”Bën batuta e humor me tragjedinë e Durrësit ndërkohë që nuk guxon të vizitojë 8000 banorët që po kalojnë dimrin e dytë në çadra dhe kontenierë. As nuk u jep informacion 900 familjeve pa strehim me banesa DS4 të cilat nuk kanë asnjë informacion se çfarë do bëhet me ata”,-shkruan Dhima në facebook.
Postimi i plotë
Kryeministri në ikje vetëm batuta dhe propagandë me fatkeqësinë e Durrësit. Çdo javë ERTV vjen për xhirimin e radhës në Durrës duke vazhduar me propagandën e dështuar të rindërtimit. Kryeministri në largim propagandon ndërtimin e shtëpive individuale me një bilanc të papërgjegjshëm dhe tragjik prej 70 shtëpiash ndër 13 mijë banesash individuale të dëmtuara.
Bën batuta e humor me tragjedinë e Durrësit ndërkohë që nuk guxon të vizitojë 8000 banorët që po kalojnë dimrin e dytë në çadra dhe kontenierë. As nuk u jep informacion 900 familjeve pa strehim me banesa DS4 të cilat nuk kanë asnjë informacion se çfarë do bëhet me ata.
Dhe nuk guxon të japë shpjegime përse në më shumë se një vit Durrësi ka ZERO pallate të ndërtuara, dhe ZERO punë të nisur për lagjen e re të premtuar në Spitallë. Dhe as që i përmend më 1.15 miliardë Eurot për rindërtimin. Edhe 100 ditë i kanë mbetur kësaj qeverie. Edhe 100 ditë gënjeshtra. “Rilindja” e mashtrimeve do largohet përgjithmonë. Më 25 prill së bashku për Durrësin. Së bashku për të ardhmen.