LSI Durrës/Elona Guri: Pas 25 prillit, rinia do ta drejtojë vendin drejt Europës

Drejtuesja politike e LSI-së në qarkun Durrës për zgjedhjet e 25 prillit, Elona Guri vijon takimet me të rinjtë që i bashkohen çdo ditë e më shumë LSI-së.

Përmes një postimi në facebook, ajo ka ndarë një foto nga një takim me të rinjtë, për të cilët thotë se ata pas 25 prillit do ta drejtojnë vendin drejt Europës.

”E ardhmja i përket rinisë. Pas 25 prillit do jetë rinia ajo që do drejtojë vendin në vendmbërritjen europiane. PRANVERA E RINISË shqiptare po vjen”,-shkruan Guri në facebook.

SHKARKO APP