LSI Durrës/Elona Guri ”Rilindja” u vrau shpresën, më 25 prill vjen pranvera e rinisë shqiptare
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri këtë të enjte është takuar me të rinjtë në Shkozet, ku thotë se Rilindja i vrau shpresën, por sipas saj, më 25 prill do të vijë pranvera e rinisë shqiptare. ”Këta të rinj të mrekullueshëm në Shkozet, Durrës meritojnë mundësi, punësim, arsim cilësor dhe një të ardhme më të mirë”,-shkruan Guri në facebook.
Postim i plotë
Rinia është zemra dhe energjia e vendit.
Këta të rinj të mrekullueshëm në Shkozet, Durrës meritojnë mundësi, punësim, arsim cilësor dhe një të ardhme më të mirë.
“Rilindja” u vrau shpresën. Më 25 prill vjen Pranvera e Rinisë Shqiptare.