LSI Durrës, Guri: 25 prilli është dita e drejtësisë për të gjithë pensionistët, të rinjtë, familjarët e njerëzit e thjeshtë

Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës Elona Guri shprehet se 25 prilli është dita e drejtësisë për të gjithë pensionistët, të rinjtë, familjarët, njerëzit e thjeshtë të cilët “Rilindja” i varfëroi, i zhvati dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira.

“Lida, kjo zonjë e nderuar i bashkohet FITORES SË MADHE të 25 prillit sepse është dita e DREJTËSISË për të gjithë pensionistët, të rinjtë, familjarët, njerëzit e thjeshtë të cilët “Rilindja” i varfëroi, i zhvati dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira.

Një milionë e gjysmë shuplaka do jetë zemërimi i një populli ndaj “Rilindjes” autores së shkatërrimit të Durrësit e mbarë vendit.

Të gjithë së bashku, shtëpi më shtëpi, e derë më derë, në emër të gjyshërve, prindërve dhe të rinjve tanë 💪 “, shprehet Elona Guri, drejtuese e LSI-së në Durrës.

SHKARKO APP