LSI Durrës padi penale në SPAK: Rama po bën krim mjedisor me mbetjet inerte në zonën e Shijakut dhe më gjerë
Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi ka përgatitur një padi penale në SPAK për shkelje të rënda në lidhje me rrezikun e mbetjeve inerte në zonën e Shijakut dhe më gjerë.
Kuçi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku denoncon këtë krim mjedisor siç ajo e quan.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë:
LSI DURRËS PËRGATIT PADI PENALE NË SPAK:
Shkelje të rënda penale në lidhje me rrezikun e mbetjeve inerte në zonën e Shijakut dhe më gjerë.
Në prani të Kryeministrit, tashmë në largim, në muajin maj u shembën 18 godina në Shijak duke u kthyer në 350 ton mbetje inerte.
Për të bërë show-n e radhës Kryeministri bëri sikur i largoi këto mbetje në destinacionin përkatës të përpunimit të mbetjeve por urdhëroi ushtrinë t’i shpërndante në tokat bujqësore përreth zonës duke shkelur ligjin, duke kryer një krim mjedisor, si edhe duke dhënë shembullin më të keq të abuzimit dhe aferave korruptive ku bën pjesë edhe Bashkia e Shijakut.
Tragjedinë e banorëve Rilindja e ktheu në përfitim financiar dhe aferë korruptive të cilën LSI Durrës do e denoncojë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK bazuar mbi shkeljet penale të përfshira në këtë krim mjedisor por edhe skandal shtetëror dhe të Bashkisë së Shijakut.
Me vendim të Këshillit të Ministrave në dhjetor 2019 u krye transferimi i plotë i kompetencave për cështjet e mjedisit, ndjekjen dhe denoncimin e krimeve mjedisore tek, Ministria e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, IKMT, dhe pushtetin vendor. Kjo u shoqerua dhe me shumë ndryshime në Kodin Penal në nenet për krimet në mjedis duke rritur ndeshkimin penal me dënime nga 5,15 deri 20 vjet.
A po aplikohen këto ndëshkime penale për shkelësit e “Rilindjes”?
Çfarë ndodhi me 350 ton mbetje inerte?
Siç do i shihni nga pamjet tronditëse të marra jo në maj, apo përpara një muaji, por të ditëve të fundit, ato u shpërndanë në tokat bujqësore duke përbërë shkelje penale për zënie të paligjshme të tokës dhe pronës, tjetërsimin e tokave bujqësore, të cilat në rast hedhje mbetjesh inerte kërkohet leje ndërtimi.
Por edhe duke përbërë një krim mjedisor që vë në rrezik jetën e banorëve duke përbërë veprën penale të ndotjes së ajrit, ndotje të ujrave nëntokësore, dhe ndotjes së mjedisit, sjell rrezikshmëri për shëndetin e banorëve pasi me qindra metra kub inerte gjenden anësh rrugëve apo autostradës, sic do e shihni edhe në pamje.
Bashkia e Shijakut, IKMT, dhe të gjitha autoritet përkatëse kanë shkelur Nenin 202 dhe 203 të Kodit Penal, pra vepra penale duke transportuar dhe hedhur mbetje inerte në vend-depozitime të paligjshme: Në fusha, toka bujqësore, cepa rrugësh, e kudo.
Ky është një krim mjedisor i përmasave të mëdha dhe përgjegjësit duhet të vihen përpara dejtësisë.
Ku janë faturat për zhvendosjen e tyre është pyetja për kryetarin e Bashkisë së Shijakut?
Ku janë lejet për tjetërsimin e tokave bujqësore në vendgrumbullimet për mbetjet?
Përse nuk i dergoni mbetjet urbane në destinacionin përkatës për trajtimin e mbetjeve inerte por i hidhni ku të mundeni për të abuzuar me koston dhe për të përfituar financiarisht.
Media kombëtare dhe lokale e ka denoncuar vazhdimisht këtë skandal mjedisor ku autoritetet vendore dhe qendrore janë kokë e këmbë në një sërë shkeljesh penale.
LSI Durrës do ta depozitojë këtë çështje në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë dhe që të merren sa më shpejtë masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të banorëve të Shijakut dhe të mjedisit në këtë zone.
Ja faktet – Ja provat. 👇
Video ▶️ Pamje skandaloze dhe abuzimi për t’u parë nga Prokuroria dhe qytetarët. Fakte dhe prova të pamohueshme.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹
KOHA JONË SONDAZH

