LSI Durrës, Vasil Zaho: 25 prilli do jetë fundi i sektit korruptiv dhe të papërgjegjshëm të “Rilindjes

Vasil Zaho, anëtar i kryesisë së LSI në Durrës në një reagim në rrjetin social Facebook shkruan se  arbitrazhi mund të dëmtojë rëndë taksapaguesit shqiptarë me një dëmshpërblim potencial prej 450 milion euro për disa çështje të cilat Zaho i ka listuar më poshtë .

Reagimi i plotë në Facebook:

Arbitrazhet mund të dëmtojnë rëndë taksapaguesit shqiptarë me një dëmshpërblim potencial prej 450 milionë euro.

⭕️ Becchetti 108 mln euro.
⭕️ Aktor” dhe “Copri” 45 milionë euro.
⭕️ “Dondi & Kubota” 90 milionë euro.
⭕️ Parku i Akërnisë në letër, Arka Energy B.V. 110 milionë euro.
⭕️ Përplasja me “Durrës Kurum Shipping” 100 milionë euro.
⭕️ Valeria Italia SRL 0.5 milionë euro.

Në total 450 milionë euro.

450 milionë euro që për shkak të papërgjegjshmërisë së “Rilindjes” do paguhen nga shqiptarët.

25 prilli do jetë fundi i sektit korruptiv dhe të papërgjegjshëm të “Rilindjes.” Dita kur do i jepet fund shkatërrimit të ekonomisë dhe nisja e ndërtimit të vendit përmes një qeverisje të përgjegjshme.

Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹

SHKARKO APP