LSI e Durrësit përcjell mesazhin e Kryemadhit: Me angazhimin e grave, LSI bëhet më e fortë
Pas takimit që kryetarja Monika Kryemadhi zhvilloi me gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, ka reaguar edhe dega e LSI-së së këtij qyteti e cila bën apel se me angazhimin e grave, LSI bëhet më e fortë.
“Me angazhimin e grave, LSI bëhet më e fortë.
Në jetë gruaja është elementi që jo vetëm krijon vazhdimësinë e familjes, por i del për zot fëmijëve, i edukon, i del për zot bashkëshortit, prindërve.
Durrësi është kthyer nga një gungë i rrethuar nga injoranca, nga zaptimi ekonomik, por është dhe e pamundur për zhvillime të reja. Duam t’i japim Durrësit imazh të ri, jo vetëm politik, por dhe një përfshirje me meritokraci që do i sillte shumë vlera Durrësit. Përfshirja juaj mos të jetë vetëm politike, por edhe vendimmarrëse.
Politika shqiptare s’ka pasur asnjë plan për Durrësin, por vetëm vjedhje e grabitje.
Më 25 prill të votojmë kundër Ramës!
Ajo që kërkojmë prej jush, jo vetëm votë për LSI, por ide dhe vizion për një projekt për Durrësin.”
Monika Kryemadhi
Kryetare e Lëvizja Socialiste për Integrim
#ShqiperiaShtepiaJuaj 🌹
#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹