LSI: Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale

Pas konferencës së ministrit të Brendshëm në lidhje me situatën kriminale në Shqipëri me një valë vrasjesh të frikshme, vjen reagimi i parë nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se e ktheu Policinë në shërbim të grupeve kriminale dhe sot është përgjegjës kryesor për situatën.

Postimi i plotë

Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë opinionin publik mbi mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama, ai dhe policia e shtetit grupeve kriminale duke i përdorur gjerësisht në fushatë në funksion të Rilindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto drejtues e kthyen Policinë e Shtetit në strukturë mbështetëse të grupeve kriminale. Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale dhe është përgjegjës kryesor për situatën kriminale në vend. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj jo sepse nuk ka profesionistë por sepse ajo drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama në shërbim të strukturave kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?