”LSI fiton 3 mandate në Berat”, Maliqi: Grusht dërrmues Rilindjes, Rama del i përzhitur më 26 prill
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nga Kryesia e Kuvendit tha se LSI-ja në Berat do të fitojë tre mandate, ndërsa synon për të katërtin. Nga ana tjetër, në prononcimin për mediat, Maliqi theksoi se Rilindja do të marrë grusht dërrmues dhe se më 26 prill, sipas tij, kryeministri Edi Rama do të dalë i përzhitur.
”Grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes së krimit, babëzisë. Ai bën thirrje për koalicion, por nuk gjen shpëtim. Ai vrau PS për të shpëtuar nga zullumi për të shpëtuar nga oligarkët, nga krimi. Ai do dalë i përzhitur më 26. LSI në Berat del me 3 mandate të blinduara.
Do ta shikoni këtë ditën e diel, kur mijëra votues do të marshojnë për të mbështetur znj.Kryemadhin. Ne synojmë mandatin e katërt. PS është në gangrenë të madhe, pasi i shiti të gjithë socialistët. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ka ikur koha e mashtrimeve. Rama do të jetë të premten në Berat, iu ka dhënë urdhër vartësve të marrin secili njerëz me vete.
Presioneve iu ka ikur boja. Do të bjerë në gropë vetë. Ju bëj thirrje të gjithëve të rrinë të qeshur, opozita e bashkuar është drejt fitores spektakolare. PD-LSI ka qenë koalicioni më solid, por gjithçka e nisur ngeli gropë këto 8 vite. Unë do të thyej herësin në LSI dhe do të jem sërish opozitë, nëse nuk do të mbahen premtimet”, tha Maliqi.