LSI forcë e parë në Malësinë e Madhe

 

Malësia e Madhe nga një bastion i të djathtëve, në zgjedhjet e një jave më parë u kthye në një  njësi ku dominoi e majta.

Kështu të majtët morën 10 mijë vota ose 52 për qind të numrit total të tyre, ndërsa të djathtët morën vetëm 7400 vota ose 39 për qind të votave.

Por çudia nuk mbaron vetëm me kaq, pasi PD nga një forcë që ka dominuar gjithmonë këtë zonë, në fund të numërimit të votave për këshill doli forcë e tretë.

Kështu, forcë e parë rezultoi LSI me 2.778 vota ose 14,44% të votave totale duke marrë 5 këshilltarë.

SHKARKO APP