LSI i “zhvat” dhe një tjetër deputet opozitës

 
Prapë ikin deputetë nga opozita. Partia e Ilir Metës i ka shtuar radhët në Kuvend duke i marrë edhe një deputet opozitës. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, deputet i Partisë Republikane, i cili ka njoftuar kalimin në grupin parlamentar të LSI-së.
Shehu ka qenë i pari në listën e PR-së në Tiranë në zgjedhjet e 2013-s dhe deri më tani ka milituar në radhët e opozitës. Por joshjes nga LSI nuk i ka rezistuar gjatë. E njohur për aftësinë e saj të jashtëzakonshme rekrutuese, partia e Metës e ka futur brenda radhëve të saj deputetin ish republikan Shehu.
Në tetor 2013, një tjetër deputet i listës republikane, Luan Duzha, kishte kaluar gjithashtu me LSI-në.
Shehu i datëlindjes 1981 me vendlindje Kukës është anëtar i Komisionit të Sigurisë në Parlament. 
Parlamenti është vend pazari ku shiten e blihen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?