LSI-ja, fituesja e madhe e këtyre zgjedhjeve?

 

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është fituesja e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Ky përfundim del nëse i referohemi sondazhit të IPR Marketing.

Sipas sondazhit, LSI pothuajse ka dyfishuar votat në Tiranë.

Ajo merr nga 15 deri në 19% të votave.

PS merr nga 32 deri në 36%, ndërsa PD nga 30 deri në 34%.

Rritje LSI shënon edhe në Durrës.

Ajo merr në këtë bashki, nga 16 deri në 20%.

PS ndërkohë merr nga 28 deri në 32 përqind, ndërsa PD nga 32 deri në 36 përqind.

Megjithatë, për momentin këto janë parashikime paraprake.

Duhet pritur rezultati që do të nxjerrë Komisioni Qendron Zgjedhor, për të parë se si do të dalin partitë në këto zgjedhje.

SHKARKO APP