LSI ka mendime ndryshe nga PS
LSI ka zbardhur pikat që ajo kundërshton në draftin e ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Spartak Braho i lexoi një për një rezervat që Ilir Meta ia ka bërë të qartë Edi Ramës edhe në takimet intensive që ata kanë zhvilluar këto ditë.
LSI ndahet me draftin e ekspertëve, që ka mbështetjen e Ramës, në sistemin e karrierës. Ajo e konsideron atë si thelbin e kritereve.
Ajo nuk pajtohet gjithashtu me mandatin e institucioneve të gjyqësorit.
Po kështu, kërkon riformulim tjetër për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas modelit gjerman. Një tjetër pikë që ndan LSI nga PS është organizimi i Gjykatës së Lartë. LSI gjykon se ajo duhet të jetë një dhe vetme, e ndarë sipas seksioneve.
LSI ka një tjetër mendim nga ekspertët edhe në lidhje me organizimin e Prokurorisë, duke e parë atë si të unifikuar, me mundësinë që të funksionojnë pranë saj edhe struktura të tjera të hetimit të krimit e korrupsionit. Por LSI thotë se përderisa në Kushetutë thuhet se vetëm Prokurori i Përgjithshëm referon në Kuvend, nuk mund këtë tjetër përfaqësues të prokurorisë që të referojë para ligjvënësve.
Gjithashtu, LSI thotë se është për rritjen e rolit akvit të Ministrit të Drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

