”LSI ka shkëputur çdo marrëdhënie me të”, Vasili: Basha është peng i dosjeve penale të tij
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Lulzim Basha është peng i dyfishtë i interesave financiare dhe të interesave që kanë të bëjnë me probleme të dosjeve penale, që për të janë të pazgjidhura. Po ashtu Vasili është shprehur se LSI ka shkëputur çdo marrëdhënie me Bashën, pasi ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë në sinkron me interesat e opozitës.
”Nuk e di sa i humbur ka dalë Basha se i ka lënë me vullnetin e tij dhe me dëshirën e tij çdo gjë. Duke lidhur këmbët dhe duart edhe për 25 prillin i cili u konsiderua masakër zgjedhore, por nuk u lëviz as gishti, do të thotë se ka edhe çështjet dhe interesa të tjera të cilat e mbajnë të lidhur pas Ramës.
Që edhe humbjen ta përjetojë si një gjë normale sepse interesat e tij personale janë shumë të rrezikuara dhe si të tilla çdo betejë kundër Ramës do të rezultonte e dështuar sepse duke mbetur peng i këtyre interesave të dyshimta do të ishte pamundur që të lëvizte gishtin.
Është një peng dyfishtë i interesave financiare dhe të interesave që kanë të bëjnë me probleme dosjesh, probleme penale që janë të pazgjidhura që e bëjnë të pamundur që të shikojë interesat e shqiptare”.