LSI: Kërkesa e vetme për Bashën, të mos tradhëtohet interesi dhe kauza e opozitës
Në Kuvend do të ketë 3 grupe opozitare. PD-ja dhe dy grupe të aleatëve të selisë blu, pasi Basha u ”fali” deputetë, por LSI-ja do të jetë forcë opozitare, pasi nuk i ka numërat për të krijuar grup parlamentar. ”LSI nuk ka i ka kërkuar asnjë ndihmë Partisë Demokratike për të krijuar grupin e saj parlamentar”. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari teksa u pyet mbi këtë çështje, tha se LSI-ja nuk ka kërkuar nga PD dhe kryetari i saj dhe para 25 prillit asnjë ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore. Për të qëndrimi i kësaj force politike do të jetë në opozitë, si zëri dhe mbrojtësja e interesit të qytetarëve.
”LSI, kryetarit të PD nuk i ka kërkuar ndihmë për asnjë deputet dhe ju theksoj më përgjegjësi të madhe që edhe para 25 prillit nuk ka kërkuar ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore. Të vetmën gjë që ne i kemi kërkuar është që të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa përsonale apo interesa të Edi Ramës. Kjo ka qenë e gjitha në raport me çfarë ka ndodhur përpara 25 prilit. Dhe kjo mendoj që është një kërkesë parimore”,-tha Braimllari për”Report Tv”.
Ju po aludoni për një bashkëpunim të zotit basha me kryeministrin Edi Rama?
LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare.
Për ne nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI-së janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëve në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI-ja në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate. LSI-ja ka vendosur të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017.
Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI-ja ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD-së, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës.