LSI kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në Vorë

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës.

Për të dytën ditë rradhazi, mbështetës dhe simpatizantë të LSI, si dhe kandidati i ASHE për Vorën Luan Sallaku, kanë zhvilluar protestën e rradhës për ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore.

Me pretendimin se fitorja e demokratëve ka ardhur si rezultat listës fiktive të 600 zgjedhësve në Vorë, kandidati i majtë Luan Sallaku, është shprehur se protestat do të vijojnë, derisa zgjedhjet për këtë Bashki të ripërsëriten.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot jemi këtu për të kërkuar të drejtën tonë pasi ne dalim fitues nga diferenca e shtesave fiktive, ose në të kundrët të përsëriten zgjedhjet, të bëhen zgjedhje të ndershme”, tha Sallaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, LSI deklaroi se nuk do ta njohë rezultatin që nxjerr fitues në Vorë kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili, duke i bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve kompetente të zbardhin manipulimet sipas tyre që kanë ndodhur në listat e zgjedhësve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?