LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Korçë dhe Vlorë

Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Korçë dhe Vlorë, si dhe përsëritjen e tyre për këto qarqe.
Sipas LSI urdhri i MSH, për një vetëkarantim të detyruar 14 ditor për të gjithë shtetasit që hynin në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësore apo detare nga Maqedonia dhe Greqia, gjatë periudhës nga data 20 prill deri më 3 maj, ka ndikuar drejtpërdrejtë në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimeve.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes së KQZ, janë një tregues mjaft i qartë se përse Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpërdrejtë subjektin politik LSI. Ky fakt reflektohet edhe në rezultatin zgjedhor”, thuhet në kërkesën ankimore të LSI.

Po ashtu, LSI ka dorëzuar në KAS kërkesën ankimore për qarkun e Vlorës, ku sërish kërkohet e njëjta gjë, të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit dhe të përsëriten zgjedhjet në këtë qark. Sipas LSI urdhri i MSH, për një vetëkarantim të detyruar 14 ditor për të gjithë shtetasit që hynin në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësore apo detare nga Maqedonia dhe Greqia, gjatë periudhës nga data 20 prill deri më 3 maj, ka ndikuar drejtpërdrejtë në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimeve.

Dje, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Durrësit, ndërsa më herët ka kundërshtuar procesin zgjedhor edhe në qarqet Berat dhe Gjirokastër, dhe ka kërkuar shpallje të pavlefshmërisë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

SHKARKO APP