LSI kundër ministrit Ilir Beqaj

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i kërkoi sot  ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj që të pezullojë urdhrin për transferimin e personelit të Urgjencës së Tiranës.

Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili tha se Urgjenca e Tiranës ka një ekip të mirë dhe të pazëvendësueshëm.

“Urgjenca është transformuar me një ekip profesionistësh, por ai ekip nuk mund të tjetërsohet kurrë. Ai ekip përballon të gjithë urgjencën e Tiranës. Ekipi më i mirë që edhe në mendia nuk është bërë problem ka qenë ky ekip. Në vend ta kemi një ekip që të na ndihmojë në këtë reforme në ta shpërbëjmë. Ky urdhër së pakut duhet të pezullohet, të bëhet shtrirja në tavolinën se kush do të jetë skemë e urgjencës  dhe kush do të jetë logjistika”, tha Vasili në mbledhjen e komisionit parlamentar të Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, kreu i Shëndetësisë, Beqja tha se për qytetarët nuk do të ndryshojë asgjë.“Qytetarët do të marrin në të njëjtin numër telefoni për urgjenca. Sot vetëm 3 autoambulanca janë në gjendje t’i përgjigjen qytetarit. Personeli mjekësor do të jetë i punësuar në shërbimin shëndetësor dhe mjekët e urgjencës do të jenë pjesë e spitaleve universitare”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëpërmjet një urdhri, Ministria e Shëndetësisë do të transferojë personelin e Urgjencës së Tiranës në spitalet universitare. Pavarësisht takimit të zhvilluar mbrëmjen e së hënës të mjekëve dhe Ministrit Beqaj, palët nuk kanë bindur njëra-tjetrën për të mos kryer këtë transferim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?