LSI kundër Qeverisë: Testimi i mjekëve, ide e gabuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh sot se, testimi i mjekëve është një arnim i panevojshëm.

Pas një takimi me mjekët dhe pyetjet e bëra nag ata, Vasili komentoi se, “paligjshmëria etestimit të mjekëve rëndon situatën. Testimi një ide e gabuar në kohën e gabuar. Imponimi shkencor nuk e përmirëson sistemin e shëndetësisë. Edukimi në vazhdim i mjekëve, është rruga e vetme”.

Rreth testimit të mjekëve në vend ka pasur shumë kundërshtime. Pas kontestimeve të shumta nga mjekët dhe infermierët për zhvillimin e testimit kombëtar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilluan dje një takim me shefat e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në ambientet e Fakultetit të Infermierisë, ndërsa ka zgjatur rreth 45 minuta.
Rreth 2 javë më parë, ministri Ilir Beqaj bëri me dije se mjekët dhe infermierët e sistemit parësor dhe atij spitalor do t’i nënshtroheshin një testimi kombëtar, ndërsa qëllimi i tij ishte ‘fotografimi’ i njohurive profesionale te bluzat e bardha. Por, kjo nismë nuk u mirëprit nga këta të fundit, të cilët, që në ditët e para të lançimit të saj e kundërshtuan. Po ashtu, disa profesorë ngritën pikëpyetje për faktin se kush do të mund t’i testonte ata specialistë që ushtrojnë këtë profesion prej vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?