LSI leksion PS, zgjedh të gjitha strukturat drejtuese, edhe Kryetarin
LSI po harton dokumentin final, që do i hapë rrugë zgjedhjeve në parti, nga kryetari deri në strukturat bazë drejtuese të kësaj force politike.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama thotë në një intervistë për Ora News, se votimi për kryetarin e partisë do jete i fshehte përmes parimit një anëtar një votë muaji Mars sipas burimeve te pritet te jete muaji zgjedhor në këtë parti.
Tirane- Partia e dytë e majtë në qeverisje, LSI, do të çelë shumë shpejt fushatën zgjedhore brenda partisë.
Përmes votimit të fshehtë dhe parimit një anëtar një votë, anëtarët do të votojnë për të besuar kryetarin e LSI edhe për 4 vjet të tjera, sikurse edhe të gjitha strukturat e tjera drejtuese të kësaj force politike deri tek organizatat bazë.
Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama thotë në një intervistë për Ora News, se tashmë është hartuar një dokument për hapjen e garës.
“Ky proces zgjedhor do të përfshijë të gjithë nivelet e partisë që nga organizatat pranë qendrës së votimit deri tek Konventa Kombëtare Zgjedhore dhe të gjitha strukturat e LSI-së. Votimi i fshehtë për të gjitha nivelet, kandidimi dhe konkurimi përmes parimit një anëtar një votë, është konstante e pandryshueshme e LSI-së sepse standardet dhe rregullat që normojnë mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve janë në edukatën e LSI-së dhe ne nuk I ndryshojmë kriteret sipas stinëve”,- tha Luan Rama.
Rama thotë se shumë shpejt do të thirret edhe Konveta, që do t’i hapë udhë zgjedhjeve.
Mbajtjen e zgjedhjeve në radhet e LSI-së, e paralajmëroi edhe në studion e Tonight Ilva Tare, ministri i Mjedisit, Lefter Koka. “Brenda LSI do të kemi shumë shpejt votimin një anëtar një votë për kryetarin e partisë. Besoj se do të funksionojë siç ka funksionuar 4 vjet më parë”,- tha Koka.
Burime pranë LSI thanë se zgjedhjet pritet të mbahen në muajin mars, i njëjti muaj kur është thirrur edhe Kongresi i partisë më të madhe të majtë ne vend, PS, e cila për kryetarin ka përcaktuar votëbesim nga delegatët.
LSI ndodhet sivjet në një vit zgjedhor. Katër vjet më parë u zgjodhën strukturat e reja dhe përmes parimit një anëtar një vote u votua edhe për kryetarin ku morën pjesë në garë, kryetari i LSI Ilir Meta dhe Luan Rama
KOHA JONË SONDAZH

