LSI, Malaj: Vora nuk është bastion i askujt, por i qytetarëve
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për garën elektorale në Vorë. Nora Malaj ka deklaruar se Vora “nuk është bastion i askujt, por bastion i qytetëarëve”.
Më vjen keq për individin që gënjen për Vorën, që vazhdon të inskenojë historira të trishta e gënjeshtra për Vorën. Qytetaria e Vorës nuk e meriton të quhet bandë. Është pjesë reale e integrale e shoqërisë sonë. Jemi për të treguar se nuk ka bastion të partive po vlera të individëve që garojnë dhe vlera të qytetarisë dhe jo më larg se dje kam takuar kandidatin e PD, për ti dhënë garancinë, mirëkuptimin pasi për ne nuk ka rëndësi fitorja, sepse është e garantuar po ka rëndësi vlera e qytetarisë, standardet e vlerësimit të garës elektorale. I kujtoj individit që gjithmonë thotë gabim për Vorën se Vora nuk është bastion i askujt, po bastion i qytetarëve”, tha Malaj.