LSI: Mamani nuk ka qenë kryetar në Gjirokastër, fake news nga Rilindja

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me lajmin për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI-së në Gjirokastër.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kjo forcë politike po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake news bajat dhe i sajuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

“LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit. Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë“,-thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Presionet politike në Gjirokastër, Tavo: Nga rekordi i votave të ulëta më 30 qershor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?