LSI mbështet Ardian Mukën në Durrës

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” në Durrës merr pjesë me kandidatin Ardian Muka.

LSI-ja si pjesë e koalicionit dhe mbështetëse e grupit të Rithemelimit, sot ka zhvilluar një takim mes kandidatit dhe degës së LSI-së në këtë qark.

”LSI Durrës më e mobilizuar se asnjëherë, mbështet Ardian Mukën në zgjedhjet e 6 Marsit. Durrësi t’u kthehet qytetarëve. Mes nesh kandidati Ardian Muka, qytetari i mirë durrsak”,-shkruhet në faqen e facebook-ut të degës së LSI, Durrës.

SHKARKO APP