“LSI mbështet fermerin”, Braimllari: Angazhohemi të rrisim cilësinë e produktit vendas, 200 mln euro në vit për bujqësinë

Kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari, ka zhvilluar një takim me fermerët dhe banorët në fshatin Dvoran të Korçës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Braimllari deklaron se LSI-ja do të mbështesë fermerin vendas. Mes të tjerash Braimllari tha se LSI angazhohet për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.

MESAZHI I BRAIMLLARIT
Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë
LSI do të mbështesë fermerin vendas.

📌Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.
📌Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.
📌Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
📌Kredi të buta për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese.
Ofrimi i tokës shtetërore për aktivitete agropërpunuese.
#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj

Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë
LSI do të mbeshtesë fermerin…

Pubblicato da Endrit Braimllari su Martedì 6 aprile 2021

SHKARKO APP