LSI: Meta nuk dorëhiqet, do të publikojmë fakte tronditëse

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili tha se gjatë 24 orëve në vazhdim mazhoranca do të publikojë fakte tronditëse siç i quajti ai, por pa thënë konkretisht se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili tha se kryeparlamentari Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen, sikurse kërkon opozita.  “Dëgjuam pak më parë deklaratën e sekretarit të PD, të një njeriu të njohur si i dënuar për korrupsion, i cili bën thirrje për protestës dhe dorëheqjen e Metës. Çdo parti është e lirë të bëjë protesta, edhe PD është e lirë të bëjë edhe 24 orë protesta në ditë po të dojë për llogari të krimit të organizuar, bile edhe ta mbajë flamurin e tij. PD është e lirë të përdorë edhe të sëmurët psikik si ky i fundit, dhe brenda partisë për të mbështetur e frymëzuar krimin e  organizuar. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar, ju konfirmoj edhe njëherë qartë edhe prerë se lufta e mazhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë shumë e  rreptë dhe pa asnjë kompromis. Gjithashtu bëj me dije opinionin publik se fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim”, u shpreh Vasili.

SHKARKO APP