LSI në Durrës publikon videon pas vizitës së Ramës: Ja e vërteta si jetojnë banorët në Manzë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonat e prekura nga tërmeti në Durrës nga ku deklaroi se po projekti për rindërtimin po ecën me ritme të shpejta.

Por e vërteta duket ndryshe nga propaganda e Edi Ramës.  Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi ka publikuar një video të banorëve të prekur nga tërmeti në Manëz, ku shihet gjendja e mjerueshme ku ata jetojnë.

“Kryeministri në largim ishte sot në Manzë duke vazhduar me propagandën dhe gënjeshtrat e tij të rindërtimit. Ja e vërteta e mjerueshme e familjeve që vazhdojnë të jetojnë në kushte të tmerrshme dhe në qiell të hapur”,- thuhet në mesazhin e kryetares së LSI në Durrës, Kontjana Kuçi.

SHKARKO APP