LSI: Në Pogradec u bë pazar për fitoren, për Vorën presim KQZ-në
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se mbështetësit e LSI-së kanë votuar pa ansjë dyshim kandidatët e majtë. Sekretari i Përgjithshëm I LSI-së Luan Rama informon se LSI ka fituar 9 bashki, ndërkohë në Skrapar dhe në Delvinë kjo parti është forcë e parë.
Sa i takon humbjes në Pogradec, Luan Rama foli për pazare, ndërsa për Vorën, ku ka fituar kandidati i PD-së, u shpreh se është rezultat aritmetik dhe ende i pashpallur nga KQZ.
“Nuk ka justifikim pazari i bërë në bashkinë e Pogradecit, i cili ia kalon pazarit të Roskovecit.
Mbështetësit në Vorë ndjehen të shokuar. Rezulati nuk është ende i shpallur nga KQZ është rezultat aritmetik i numërimit të votave për të cilat ne do i shikojmë me seriozitite dhe do të ndjekim çdo votë. Do ndjekim të gjithë hapat ligjorë për të lexuar dhe çertifikur siç i takon me vërtetësi rezultatin në bashkinë e Vorës“, tha ai.
Ndërsa shtoi se “LSI ka fituar si asnjëherë tjetër më parë në 9 bashki, të cilat do të jenë modeli i shërbimit ndaj qytetarit dhe i realizimit të premtimeve të bëra. Pavarësisht faktit se kush ka votuar apo nuk ka votuar për ta, kryebashkiakët e saj do të jenë në shërbim të tyre pa përjashtim”.
“I dërgoj një vlerësim të veçantë kandidatëve në garë, në mënyrë të veçantë 9 kandidatëve fitues mes tyre 2 zonja te nderuara, por edhe kandidatëve që nuk rezultojnë fitues, por janë fitues se kanë fituar admirimin e shqiptarëve”, nënvizoi gjithashtu Rama.
KOHA JONË SONDAZH

