LSI: Nesër do të paraqesim qëndrimet tona për draftin

Lëvizja Socialiste për integrim ka rezerva për draftin e propozuar nga ekspertët e maxhorancës për reformën në drejtësi dhe këtë e konfirmoi përmes deputetes Silva Caka.

Caka doli në një konferencë për mediat pasi Meta thërriti në një takim në Kryesinë e Kuvendit aktorët kryesorë të kësaj force të përfshirë në reformën në fjalë, si ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, paraardhësin e tij në këtë post, Nasip Naço, kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho dhe Petrit Vasilin.

“LSI fton të gjitha partitë politike të kontribuojnë në këtë proces, që do të nisim nesër në Kuvend. Ne si LSI do të paraqesim nesër mendimet tona në funksion të përmirësimit të draftit final të reformës së drejtësisë”, tha Caka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç pritej, LSI ja ka lënë takimit të së premtes vendimin për pozicionimin ndaj draftit final të ekspertëve. Ende nuk ka konfirmim zyrtar se cila do të jetë vota e saj për draftin final në Venecia, votë që është edhe vendimtare për të bërë shumicën në Komisionin e Posaçëm për shkak të përbërjes së barabartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesa duket kjo ka qënë edhe çështja që është diskutuar në takimet e gjata mes kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarit Meta edhe gjatë paradites se kësaj të enjte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?