LSI nis zgjedhjen e kandidatëve, Petrit Vasili: Nuk do të presim vjeshtën
Ende pa u afruar periudha zgjedhore, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PD kanë nisur përgatitjet për garën elektorale të 2021.
Në një intervistë për TCH, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur se situata është shumë dramatike dhe nuk do të presin vjeshtën për përzgjedhjen e kandidatëve.
“Absolutisht po, nuk kemi si të presim vjeshtën. Situata është shume dramatike, jemi përpara një përmbysje të madhe, dhe patjetër që strukturat tona janë te alertuara, që nga kryetarja e partisë dhe dhjetra e dhjetra njerez jo vetem ish-deputetët të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Duke pasur një qeveri banditeske sigurisht nuk mund të ketë pushim.”
Demokratët e nisën herët procesin e filtrimit të kandidatëve , të cilët do duhet të kalojnë disa hallka për tu përballur në vjeshtë më votën e anëtarësisë. Edhe Lëvizja Socialsite për Integrim ka nisur seleksionimin e kandidatëve potencial, të cilët kanë zbritur në terren. Nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili zbulon se LSI do ketë një mënyrë krejt tjetër përzgjedhjeje.
“Ka pasur nje gje teper te thjeshte ne LSI ne te gjithe traditën e saj, qe është gjithe kjo pune intensive qe po flasim bashke, kjo pune evidenton menjehere se cilet janë ata që marrin pergjegjesi persiper, të cilët njerezit duan ti degjojne dhe komunikojne me ta dhe natyrshem keta jane dhe pjese e listës. Nuk mund te kemi njerez te cilet nuk janë aktiv, njerëz që kane me te rendesishme diten e pushimit sesa nje dite afer qytetarëve. Këtë përzgjedhje në LSI e kane bërë vetë njerëzit.
Ndryshe nga disa parti të opozitës të cilët janë komod në listat e Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim po mendon për listën e saj fituese.
“Ne jemi 100 % te pergatitur te konkurojme sic kemi konkuruar tradicionalisht si LSI qe ne fillimin e saj. Padiskutim ka nje LSI, e cila eshte e pergatitur te ece perpara me identitetin e vet politik, me formacioni e vet politik me të potancialin e vet politik, e cila do perfaqesohet dhe votohet nga elektorati.”