LSI padit Berishën

 

Pas Keti Bazhdarit, Sali Berishë është paditur sërish për shpifje, në lidhje me fushatën që po bën e majta në Shkodër.

Berisha dhe gazeta RD kanë shkruajtur se LSI po shpërndan tollona në Shkodër.

Te dashur miq, ky eshte nje kupon i botuar ne mediat sociale, me vlere blerese 5000 leke mall. ne dyqane te caktuara, qe shperndan ne blerje votash “aleanca e qelbesirave” ne Shkoder. Keto jane zgjedhje”, shkruan Berisha.

“Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim Shkodër hedhin poshtë me neveri shpifjen e radhës së Sali Berishës dhe gazetës “RD”, të cilat kërkojnë të manipulojnë të vërtetën dhe të dezinformojnë opinionin publik.

LSI dhe LRI Shkodër kanë përgatitur një padi penale për shpifje dhe falsifikim ndaj Sali Berishës, i cili pretendon se në Shkodër po shpërndahen “tollona për blerjen e votës”, duke shfaqur në gazetën “RD” një çmim të shpërndarë në një aktivitet të LRI-së dhe të transmetuar edhe në mediat lokale.

LSI dhe LRI Shkodër kërkojnë dhe nxisin një hetim të shpejtë dhe të thelluar të të gjitha këtyre pretendimeve absurde, të cilat jo pa qëllim bëhen në këto momente.

LSI dhe LRI Shkodër janë të bindura se këto akuza janë pjesë e një strategjie tashmë të njohur fyerjesh dhe shpifjesh, me të cilën kërkohet të mbulohet frika e humbjes së thellë në Bashkinë e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është gjithashtu një pjesë e skenarit të mundshëm të bojkotimit të zgjedhjeve, pikërisht për shkak të frikës së pashmangshme të humbjes.

LSI dhe LRI Shkodër do të informojnë opinionin publik, faktorin ndërkombëtar dhe OSBE/ODIHIR përsa pretendohet dhe kërkojnë nga gazeta “RD” të botojë, sipas ligjit këtë reagim zyrtar" thuhet ndërkohë në reagimin e LSI-së.

SHKARKO APP