LSI: Policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re

Lëvizja Socialiste për Integrim apelon që policia dhe prokuroria të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re.

Apeli vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i cili thekson se banorët e Unazës së Re po përballen me një presion të paparë shtetëror.

“Edi Rama ka urdheruar strukturat e tij kriminale te shtype banoret Unazes se Re per te vene ne zbatim projektin e tij me te madh korroptiv, 20 milione euro nje kilometer. I bej thirrje, strukturave te pergjegjshme te Policise se Shtetit dhe prokurorise te distancohen nga kjo skeme e Edi Rames e cila demton drejtperdrejt te drejtat themelore te njeriut. LSI eshte e angazhuar dhe po monitoron nga afer situaten dhe dhunen e ushtruar nga segmente te caktuara te Policise se Shtetit. Tani eshte momenti qe çdo qytetar te dali ne mbrojtje te banoreve te Unazes se Re sepse sot Edi Rama po dhunon ata neser do dhunoje pronen e gjithe shqiptareve”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

SHKARKO APP