LSI pranon koalicionin me Berishën: Deputeti Basha na mashtroi për 10 vite, tani na provokon. I tmerruar nga primaret
Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, ku përmes një reagimi në facebook, kjo forcë politike thekson se deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite, dhe tani provokon LSI-në.
Kjo situatë ka ardhur pas deklarimit të Sali Berishës që për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, do të jetë në koalicion me LSI-në. ”Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”,-thuhet më tej në deklaratën e LSI-së.
”I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”.