LSI pret delegacionin e ODHIR: Presim nisjen e procesit për vazhdimin e Reformës Zgjedhore

Kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me drejtuesit kryesore të partisë, ka zhvilluar një takim me delegacionin e ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit. Për LSI zgjedhjet e 25 prillit ishin anti demokratike dhe të pabarabarta si dhe vunë në dukje mos reflektimin e vullnetit të qytetarëve.

”25 Prilli si një garë antidemokratike, e pabarabartë dhe e padrejtë, që nuk reflektoi në përfaqësim vullnetin real të qytetarëve është një realitet shumë i rëndë që duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe sa më parë.

LSI pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore, e cila rezultoi në zgjedhje shumë larg standardeve të synuara, për t’u angazhuar aktivisht për një ligj zgjedhor realisht demokratik dhe që respektohet e nuk mbetet vetëm i shkruar në letër, dhe që t’i rezistojë kohës në shërbim të interesit të qytetarëve. Që respekton barazinë e votës dhe i jep vlerë votës së barabartë të çdo qytetari.
 
Integrimi i Shqipërisë në standardet evropiane të demokracisë duhet të mbetet prioritet i të gjithë klasës politike, si rruga e vetme për mirëqenien e familjeve shqiptare dhe çlirimit të drejtësisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?