LSI reagon për raportin e Standard&Poor’s, Gjosha: Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të PBB-së

Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha deklaron se raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto

Gjosha shprehet se në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te stragjia e daljes nga kriza.

“Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira.

Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!

Në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te stragjia e daljes nga kriza. Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke I lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!”, thekson ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

SHKARKO APP